Iniciativa për shpallje të referendumit për emrin e nënshkruar nga deputetët e shumicës qeveritare LSDM, BDI dhe BESA është parashtruar në Kuvendin e Republikës
së Maqedonisë. Seancën për marrjen e vendimit për shpallje të referendumit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për në orën 15:30. Sipas informatave të shumicës qeveritare, në këtë seancë në rend të ditës do të jenë dy vendime, ajo për shpallje të referendumit dhe vendimi për sistemim të mjeteve për atë dedikim. Në seancë edhe pse nuk e përkrahën iniciativën do të marrë pjesë edhe grupi i deputetëve të VMRODPMNE-së, i cili paralajmëroi se do ta elaborojë qëndrimin e tyre se pse janë kundër vendimit të tillë dhe çështjes së referendumit.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A
- Bali në luftë me mbeturinat: Robotët pastrues shpëtojnë plazhet e tij
- Policia malazeze thotë se e ka zbuluar plantacionin më të madh të drogës
- Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën
- Dhuna është përshkallëzuar në rrugët e Beogradit, Vuçiq tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve – Si po reagon Brukseli
- Ibraimi i reagoi Kryeministrit Mickoski përmes një postimi në profilin e tij në Facebook
- VLEN: Me Mendi Qyrën, Struga më 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap një faqe të re
- GAZA (PALESTINË)