Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot seanca mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila është e paditur për shpifje lidhur me akuzat mbi koncesionin e Check Up-it. Në seancën e zhvilluar më 15 prill, u vunë përballë të dyja palët, të cilat paraqitën pretendimet e tyre përpara trupit gjykues.
Gjatë seancës, Vilma Nushi lexoi pretendimet e saj, ku edhe kërkoi dënimin e deputetes Vokshi për veprën penale të “Shpifjes”, pas deklaratave që Vokshi bëri në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Sterilizimin”.
Me 15 prill deputetja Albana Vokshi deklaroi se “Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut.”
Ndër të tjera ajo tha se abuzimi për një analizë është më shumë se 11 mijë lekë.
“Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut pas 10 vitesh kur mbaron kontrata.
10 laboratorë i ka nënkontraktuar që është shkelje e kontratës. I përdorte këto laboratorët duke u dhënë 500 mijë lekë të vjetra në muaj.
Dhe u ka thënë që për çdo analiza do t’u jap 600 lekë, 740 me TVSH. E dini sa paguhet Vilma për një komplet analizash? Merr nga shteti 18 840 lekë. Imagjinoi abuzimin për një analizë, më shumë se 11 mijë lekë”, deklaroi Vokshi.