Sot filloi seanca konstituive e Parlamentit të Maqedonisë me përbërjen e re parlamentare. Seancën e drejtoi ish kryeparlamentari Vlejanovski, raporton Zhurnal. Me 115 vota PRO u miratua rendi i ditës.
Vërejtje për drejtimin e kësaj seance nga ana e Vlejanvskit pati deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski i cili tha se ai nuk është kompetent që ta drejton këtë seancë konstituive. “Ju nuk keni të drejtë ta drejtoni këtë seancë. Këtë seancë duhet ta drejtoj deputeti më i moshuar i kësaj përbërje. Ju sot keni thyer rregulloren e Kuvendit”, ka deklaruar Spasovski.
Momentalisht po mbahet mbledhja e Komisionit e verifikimit që të bëjnë verifikimin e mandateve dhe ora 14:30 do të vazhdoj seanca konstituive.
Vlenë të potencohet se në seancë janë prezent të gjithë deputetët të zgjedhur më 11 dhjetor, përveç deputetëve të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe Bardhyl Dauti që nuk janë prezent.