“Pas ndodhive të mbrëmshme në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është shkaktuar dëm material në një pjesë të hapësirave punuese, qendra për konferencë për shtyp, por edhe salla “Maqedonia” janë jashtë përdorimit kanë bërë të ditur nga Shërbimi Informativ i Kuvendit të Maqedonisë.
Ata poashtu kanë thënë se në pajtueshmëri me institucionet kompetente do të ndërmeren hapa ndërmerren hapa për vendosjen në funksion të të njëjtave dhe konstatimin e dëmit.
“Po bëhet përpjekje për kthimin e gjendjes normale në afat sa më të shkurtër, me çka do të krijohen kushte për punë në Kuvend. Duke e parë parasysh atë, vazhdimi i seancës konstituive e caktuar për sot më 11, nuk do të mbahet. Për atë se kur do të vazhdojë, do të njoftoheni plotësisht”, thonë nga Kuvendi.