Në Kuvendin e Maqedonisë sot vazhdon seanca e gjashtë, ku në rend dite është edhe pika e rendit të ditës së shkarkimit të kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski. Dje, kjo çështje nuk u arrit të diskutohet, ndërsa pati ankesa se deputetët e VMRO-së e zvarritën këtë çështje.
Ndërkohë, sot në Kuvend pritet të deklarohet për zgjedhjen e Spase Gligorov për drejtor të Agjencisë për Administratë. Gjatë diskutimit të mbrëmshëm, zv. ministri për Administratë Publike dhe Shoqëri Informatike, Aleksandar Bajdevski, theksoi se Grigorov i plotëson kushtet ligjore dhe se me përgjegjësi e profesionalizëm do t’i kryej obligimet e punës. Mirëpo, opozita nuk e kishte të njëjtin mendim, duke e konsideruar Gligorovin si njeri partiak. /SHENJA/

