Prokuroria Speciale Publike nuk tërhiqet nga kërkesa që afaristit Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust”, t’i caktohet masa e paraburgimit, përcjell Alamkos.
Biznesmeni Sead Koçan sot paradite u morë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike të Katica Janevës. Ai i shoqëruar nga avokati i tij Nikolla Dodevski u paraqit në PSP.
Ndryshe Sead Koçan i cili është edhe akuzuari i parë në rastin “Trust”, sot për here të pare është paraqitur para PSP-së.
Sipas avokatit të Sead Koçan, Nikolla Dodevski, PSP nuk ka arsye pse të insistojë për paraburgim përderisa i dyshuari ka lënë një shumë të madhe si garanci./Almakos

