Alsat 2019-07-15T15:27:43+02:00
Vazhdon përpjekja e biznesmenit Sead Koçan për shtyrjen e shkuarjes në burg. Pasi Gjykata penale refuzoi kërkesën e tij të fundit për të mos shkuar në burg më 17 korrik, ai sot dërgoi një kërkesë të re për shtyrje, të mbështetur me dokumentacionin mjekësor, me të cilat biznesmeni dëshiron të vërtetojë për gjendjen e tij të shëndetësore të përkeqësuar. Gjykata informoi se ankesa ishte pranuar dhe se duhet të vërtetohet nga se vuan Koçan, pse është shtruar në spital dhe nëse ka kushte për të shtyrë kryerjen e dënimit me burg. Sead Koçan është dënua me 4 vjet e 8 muaj në çështjen “Trust” për falsifikimin e dokumentacionit për marrjen e një tender me vlerë 17 milionë euro për gërmimin e TEC Manastirit. Paralelisht, shpëtim nga burgu Koçani kërkon dhe nga Gjykata Supreme ose urgjentisht të rishqyrtohet aktgjykimin kundër tij.
Loading…



