18 May
Me 875 mijë euro garanci në pronë të tundshme dhe të patundshme, Sead Koçan i ka shpëtuar paraburgimit. Gjykatësja në procedurë paraprake, Daniela Dimovska për herë të dytë nuk shqiptoi paraburgimin. Ajo nuk sheh arsye pse pronari i Transmet të dërgohet në burgun e Shutkës, edhe pse ishte në arrati mbi 60 ditë me paraburgim të shqiptuar paraprakisht. Por, për këtë arsye Sead Koçan ngeli pa pasaportën e tij. Gjykatësja Dimovska konsideron se Koçan, edhe pse sipas palës mbrojtëse është shumë i sëmurë, mund të ikë përsëri.
Eksiton dyshim i bazuar se i dyshuari e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet dhe duke pasur parasysh sjelljen e tij nda fillimi i procesit e deri më sot, gjykatësja konsideron se ekziston rreziku për arrati, dhe për këto arsye pranoi propozimin e mbrojtjes për caktimin e garancisë dhe masat e kujdesit – njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Pa pasaportë Koçan tashmë nuk do të mund të shkojë në “udhëtim zyrtar” jashtë vendit. Ai duhet të paraqitet një herë në javë para gjykatës. Nga ana tjetër Prokuroria Speciale paralajmëroi ankesë ndaj vendimit të Penales. Ajo ka afat prej 24 orëve që ta ankimoj vendimin për refuzimin e paraburgimit dhe tre ditë që të ankohet ndaj garancisë së dhënë në patundshmëritë e Sead Koçanit. Prokurori i Speciales Gavril Bubevski paralajmëroi ankesa pasi theksoi se të gjitha propozimet e tyre gjykata i ka refuzuar.
Nëse është negativ në raport me ne, do të ankohemi. Pyetje: nëse ka arrest shtëpiak? Në këtë moment sipas meje, pasi nuk i di rrethanat e gjendjes së tij shëndetësore, besoj se Specialja do të dorëzojë ankesë për këtë masë – tha Gavril Bubevski, PSP.
Përderisa me urdhër gjyqësor është ngrirë prona dhe llogaritë e Transmet që është në pronësi të familjes Koçan, kompania mori një hap të ri, ku përsëri fitoi tender të ri nga ELEM në vlerë prej mbi 9 milion denarë.
Shërbim nga mekanizimi ndihmës dhe ndërtimor për buldozer, kamionë, kompresor, lopatë ngarkuese- buldozer, cisterna dhe vinç, për PE Rudnici, TEC Manastiri – njoftojnë nga Byroja për furnizime publike.
Për lirimin e Sead Koçan i cili akuzohet se nga ELEM ka marrë tender prej 17 milion euro, personalisht është kujdesur edhe kryetari i Supremes, Jovo Vangelovsi. Përmes rotacionit në Këshillin për vendimmarrje, Vangelovski siguroi tre vota “Për” që mjaftuan Koçan të mos kalojë asnjë natë në burgun e Shutkës.
Bojan Stojanovski

