Gjatë fundjavës ose fillimit të javës së ardhshme pritet të fillojnë negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga partia e Ahmetit zyrtarisht nuk japin ndonjë datë të saktë, por zyrtarë të lartë të kësaj partie dhe vetë Ahmeti tanimë e kanë konfirmuar se këto bisedime do të zhvillohen. Nga ana tjetër edhe nga VMRO-DPMNE kanë konfirmuar se shumë shpejt do të fillojnë të bisedojnë me partnerin e tyre të deritanishëm BDI-në. Ajo që mbetet e paqartë është përmbajtja e bisedimeve kur dihet se VMRO-DPMNE në mënyrë decide ka refuzuar pikat e platformës së përbashkët të tre partive shqiptare, BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët. Kjo e ka bërë edhe më të paqartë gjithë situatën, ndërsa nuk dihet sa do të zgjasin bisedimet dhe kur pritet të arrihet marrëveshje. Jozyrtarisht sot është njoftuar se edhe BDI do të mbledh organet më të larta partiake për të vendosur për hapat e mëtejmë dhe negociatat për formimin e Qeverisë.
Nga ana tjetër LSDM-ja opozitare ende nuk është prononcuar lidhur me pikat e platformës së partive shqiptare. Zhvillimet e fundit kanë rritur gjithnjë e më shumë zërat për dështimin e një koalicioni qeveritarë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja, me gjasë në pranverë dhe bashkë me zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër edhe mbështetës dhe eksponent të partisë më të madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, kanë dalë me teori se edhe pas afait 20 ditor nëse Gruevski dështon të formojë Qeveri, mandate nuk guxon ti jepet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, por përsëri përfaqësuesit të VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq ekspertët dhe opozita kanë akuzuar presidentin Ivanov se mandatin për formimin e Qeverisë e ka ndarë në mënyrë antikushtetuese. Sipas këtyre zërave, Kushtetuta obligon presidentin që mandatin t’ia ndaje partisë ose koalicionit që do të sigurojë shumicë prej 61 votave në Kuvend dhe jo partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare siç veproi me Gruevskin.
Data 21.03.2026
Aktuale
- Misajllovski: Gjendja e sigurisë është stabile, duhet të fokusohemi në pasojat ekonomike për shkak të luftës në Iran
- Ekstradimi i 2 kushërinjve të dënuar për vrasje në Itali, Policia del me njoftim zyrtar: Roma i kishte ndër 100 personat më të kërkuar! Operacioni i kapjes në kushte të vështira dhe…
- EMRAT+FOTO/ U ekstraduan drejt Italisë për vrasjen e vitit 1999, kush janë dy kushërinjtë dibranë! Ja dënimet që do vuajnë në Napoli dhe historia e krimit
- Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Dy të arrestuar dhe dy nën procedim, 700 mijë euro kokainë në një marrëveshje ‘biznesi’ dhe…
- Mexhiti: Paqja dhe solidariteti janë mesazhi i Fitër Bajramit
- Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur
- Voziste veturë nëpër shtegun për këmbësorë, gjobitet shoferja nga Shkupi
- Vrasja gjatë përleshjes për territoret e trafiqeve në Itali, arrestohen pas 27 vitesh kërkimi 2 kushërinjtë shqiptarë! Tirana ia dorëzon Romës, historia e krimit

