Projekt-marrëveshja është përgatitur, i është parashtruar nga MPJ greke Qeverisë së Greqisë dhe sipas të gjitha gjasave, së pari do t’i dërgohet Maqedonisë, e më pas shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias do të udhëtojë për në Shkup. Ministri grek i Punëve të Jashtme, duke folur sot në mëngjes për programin e parë të radios shtetërore grele zbuloi se propozimi grek është i përfunduar she sep sipas supozimeve të tij në mars do të vijë në Shkup, e jo në shkurt, siç shkruhej. Udhëtimin në Shkup, Koxias dëshiron ta shënojë me një ngjarje të vogël, simbolike.
“Menduam se ndoshta do të ishte mirë, në njëfarë mënyre, të bëjmë[ një ngjarje të vogël, simbolike për ta potencuar faktin se po ndryshon rrjedha e punëve. Në vend se të kemi eskalim të ‘sulmeve’ nacionaliste me simbole kundër Greqisë, kemi kufizim dhe mënjanim të simboleve irredentiste që e vërshuan Shkupin”, tha Koxiaas, i cili lidhur me përmbajtjen e Projekt-marëveshjes përsëriti se është i përmbajtur emri dhe fjalët e nxjerra, por evitoi të thotë nëse bëhet fjalë për propozimin Maqedonia e
Epërme, njejtë siç evitoi të thotë se sa emra janë propozuar nga ana greke.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Koxias edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e Athinës zyrtare, se për marrëveshjen nevojitet ndryshimi i emrit kushtetues, sepse Greqia “insiston në atë që marrëveshja duhet t’i mbijetojë kohës dhe t’i zgjidhë problemet, e jo të krijojë të reja”.
“Mënyra për t’u siguruar stabilitet i emrit për të cilin do të arrijmë marrëveshje, është të kalojë nga Kushtetuta. Sepse, siç e dini. nuk mundet në politikën tënde të jashtme të quhesh me ndonjë emër A, ndërsa në të brendshmen me emrin B”, theksoi Koxias.
I pyetur për deklaratën e kryeministrit Zaev për marrveshje në mars, shefi i diplomacisë greke tha se nuk e din dhe nuk është i sigurtë nëse muajin e ardhshëm do të mund të mbyllej kontesti shumëvjeçar.
“Nuk e di, nuk jam i sigurtë. Nëse zotëri Zaev ka disponim më me kompromis se nga ajo që ka treguar deri më tani, po. Por, tha se në mars do të përfundohet dhe paralelisht doli me deklarata që nuk tregojnë disponim për kompromis”, theksoi shefi i diplomacisë greke në intervistën për emisionin e mëngjesit në programin e aprë të radios shtetërore, transmeton MIA.
Nikos Koxias, i kritikoi partitë opozitare. Tha se “Zaev ka të drejtë kur thotë se askush nuk ka kërkuar ndryshim të Kushtetutës”, sepse qeveritë e mëparshme greke nuk e kanë kërkuar atë, ndërkaq të gjithë atyre që nuk dakordohen që termi Maqedoni të përfshihet në emër, shefi i diplomacisë greke u sqaroi se emri kushtetues është njohur nga 140 vende.
“Tani po tentojmë të krijojmë një emër të përbërë. Disa po sillen sikur ky vend të formohej dje dhe sot vendosim se si të quhet. për 25 vite quhet Republika e Maqedonisë nga shumica e shteteve të këtij planeti. Ata që bartin përgjegjësi ë arritëm deri këtu ku jemi, na fajësojnë ne se nuk filluam nga një bazë joekzistuese, përkatësisht të mos ekzistojë emri Maqedoni”, tha Koxias.
Data 23.09.2025
Aktuale
- QMK: Tre zjarre janë aktive, katër nën kontroll
- H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante
- Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve
- BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional
- Prangoset 41-vjeccari, u kap në automjet teksa transportonte lëndë narkotike
- VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!
- Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip
- Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale