Ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov sot është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2”.
Më 22 dhjetor, seanca për këtë rast u anulua pasi Mijallkov nga burgu i Strugës nuk u soll në Gjykatën Penale.
Kjo është paraqitja e parë e Mijallkovit pasi Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin për rastin “Target-Fortesa”, ku ai ishte i dënuar me 12 vjet burg.