Informacionet e fundit në Maqedoni flasin se së shpejti, sonte ose më së voni deri nesër pritet që të lirohen nga paraburgimi Sasho Mijallkov, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski, Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski, si dhe politikanë e biznesmenë të tjerë të njohur, raporton Almakos.
Zyrtarisht gjykata e njësisë së Shkupit nuk është prononcuar se përse është marrë një vendim i tillë, ndërsa përflitet për një ujdi mes qeverisë me opozitën në këmbim të votave për ndryshimet kushtetuese./Almakos