Një vit të suksesshëm shkollor të punësuarve në arsim u uroi kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedelkov.
“Të dashur kolegë, Na lejoni t’ju urojmë që ky vit i ri shkollor të fillojë me energji të reja, shpresa të reja, përvoja dhe suksese të reja sindikale. Le t’u mësojmë nxënësve gjëra që nuk i dinin më parë. Ne dëshirojmë të nxjerrim më të mirën e nxënësve në këtë vit që vjen me punën dhe durimin tonë. Gjitha te mirat! Fillim të mbarë!, ka shkruar Nedelkov në Fejsbuk.
Mësimdhënësit me pagën e muajit shtator do të kenë rritje prej 15 për qind të marrëveshjes mes MASH-it dhe SASHK-UT pas grevës së organizuar në pranverë.
Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dje ka shpallur Marrëveshjen e nënshkruar për paga më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm. Në Marrëveshjen e nënshkruar nga lideri i SASHK-ut, Jakim Nedelkov dhe ministri Shaqiri, thuhet se paga më e ulët për kompleksitetin më të ulët për të punësuarit në shkollat fillore është 16.973 denarë dhe se do të aplikohet me pagesë për muajin shtator të vitit 2022 e më tej.