Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot reagoi ndaj akuzave të Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencës se marrëveshjet kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm janë jokushtetuese dhe nuk vlejnë për të gjithë të punësuarit në arsim.
Nga SASHK në konferencën për shtyp vlerësuan se kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë, Tomisllav Gievski manipulon me opinionin dhe paralajmëruan ngritjen e një procedure penale nëse ai nuk kërkon falje për pohimet se SASHK po sillet në mënyrë manipuluese.
Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov sqaroi se marrëveshjet kolektive janë nënshkruar midis SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe vlejnë për nënshkruesit, por se ekziston mundësia e paraparë në Ligjin për marrëdhënie pune me të cilin edhe sindikatat e tjera mund të qasen drejt përdorimit të përfitimeve prej kësaj marrëveshje.
“Ai i dëshiron të drejtat e marrëveshjes mirëpo nuk dëshiron obligime. Nëse qasja drejt marrëveshjes rregullon të drejta, atëherë do të ketë edhe obligime gjegjësisht kjo sindikatë duhet t’i plotësojë obligimet dhe të paguaj për atë që do t’i shfrytëzojë përfitimet prej marrëveshjes kolektive”, tha Nedellkov.
Sipas tij, është e pabarabartë që përfitimet e marrëveshjeve kolektive t’i shfrytëzojnë edhe të punësuarit të cilët paguajnë taksë anëtarësie në sindikatë edhe ata Sindikatës së Pavarur të Arsimittë cilët nuk ndajnë asgjë prej pagave të tyre.
Dje, Sindikata e Pavarur për arsim dhe shkencë paralajmëroi vendosjen e nismës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së disa anëtarëve të caktuar prej marrëveshjeve kolektive për arsim fillor dhe të mesëm. Që atje akuzuan se marrëveshjet kolektive vlejnë vetëm për anëtarët e SASHK.