iniera për plumb dhe zink Sasa dhe Sindikata multietnike për arsim dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nënshkruan marrëveshje, në pajtim me ofertën për rritjen e pagës që kompania e dorëzoi deri te sindikata në datën 26 të muajit të kaluar.
“Na vjen mirë që arritëm të nënshkruajmë marrëveshje miqësore me SMEA, që paraqet ofertë fer për të punësuarit tanë. Miniera Sasa dhe pronarët e saj të rinj nga Londra, “Central Azia Metals”, besojnë me këtë ofertë të pranuar zgjidhet problemi thelbësor në lidhje me shpërblim dhe pagesë të të punësuarve, të cilat ishin trashëguar nga ish-pronarët dhe shpresojnë se bashkëpunimi me ekipin do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim ndërtimin e së ardhmes së suksesshme të minierës. Shpresojmë se do të mund ta kryejmë pagesën për rritjen për prill dhe në mënyrë retroaktive për marsin me pagesën e pagës së prillit, që do të realizohet gjatë ditës së sotme. Diskutimet për SMEA për çështje tjera në Sasa do të vazhdojnë”, deklaroi sot Neil Stevenson, drejtor i përgjithshëm i Sasa-s.
Me marrëveshjen e nënshkruar përfundojnë bisedimet ndërmjet udhëheqësisë së minierës dhe përfaqësuesve të autorizuar të sindikatës, që filluan kah mesi i muajit të kaluar. Njëkohësisht, sindikatat synojnë që edhe formalisht do ta ndërprenë grevën, që ishte lënë në pezullim kur filluan bisedimet.