Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër ndaj zërave për një regjistrim të ri të popullsisë, duke i cilësuar ato si tentativë mjerane e BDI-së dhe Ali Ahmetit.
“Zërat për regjistrim të ri të popullsisë janë thjesht një tentativë mjerane e BDI-së dhe Ali Ahmetit për të shpëtuar nga ajo që po u vjen, përgjegjësia për tradhtinë më të madhe kombëtare, fshirjen e mërgatës shqiptare nga regjistrimi i vitit 2021. Këtë nuk e bëri askush tjetër, por vetë “komandanti i pazareve” Ali Ahmeti, për të shpëtuar djalin e tij, vajzën, dhëndrin, vëllain dhe nipat e tij të pangopur!
Nuk ka më regjistrim të popullsisë për t’i rehatuar hajnat dhe mashtruesit! Regjistrimi i ardhshëm nuk do të bëhet për pazare politike, por kur të garantohet drejtësi, transparencë dhe numërim i vërtetë i shqiptarëve. E VLEN do ta bëjë këtë, jo për hatër të pushtetit, por për t’i dhënë fund këtij turpi që mban emrin BDI!”, ka shkruar ajo.