Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri përmes një statusi i është përgjigjur reagimeve të BDI-së për arrestimin e ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshit.
“Derisa vriten ish ushtarë të UÇK-së në incidente të inskenuara por ju jeni në pushtet, s’ka problem – brohoritni ‘UÇK!’ nëpër tubime dhe populli harron!
Derisa digjen njerëz nëpër spitale e transport publik por ju jeni në funksione, s’prish punë – ju i kontrolloni gjykatat!
Kur rrokullisen autobusat që qarkullojnë me difekte dhe vriten udhëtare por ju jeni nëpër kolltukë, s’ka gjë – pushteti i amortizon goditjet!
POR, kur arrestohen të dyshuarit zjarrin në diskotekë por ju jeni në opozitë, ndizet alarmi – ky qenka persekutim politik!
Sjelljet tuaja dhe reagimet e ditëve të fundit shpjegojnë më së miri si e keni keqpërdorur pushtetin për 20 vite: për ju nuk kanë rëndësi as numri i viktimave, as natyra e incidenteve, as arsyet për tragjeditë, as dhembja e njerëzve, për sa kohë që ju jeni në pushtet dhe bëni qejfet tuaja. Dhe tani që ky realitet ka ndryshuar, jeni kujtuar të bëheni edhe patriotë, edhe humanistë, edhe juristë, edhe shqiptaromëdhenj. Turp”, ka shkruar deputetja Saranda Imeri.
https://www.facebook.com/saranda.imeri.7/posts/10235698871314973?ref=embed_post