Gjatë reshjeve të pandërprera të shiut NPK Saraj gjatë ditës së sotme ishte në teren për sanimin dhe pastrimin e rrugëve nga shiu i rrëmbyeshëm.
Intervenim në pastrimin e rrugës është kryer tek qarkorja në dalje të Sarajit si dhe në hyrje të vendbanimeve Bukoviç, Paniçar dhe Rashçe ku me anë të ekskavatorëve dhe cisternave është pastruar uji në këto akse rrugore.