Sapo ka shpërthyer një zjarr në një banesë ndërtimi në Tetovë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Zjarri ka shpërthyer diku rreth orës 9 e 30 minuta, po fatmirësisht nuk ka të lënduar”, thotë qytetari për TetovaSot.
Falë intervinimit të shpejtë të ekipit të zjarrfiksave zjarri është lokalizuar duke menjanuar edhe rrezikun për banesat tjera në po këtë ndërtesë banimi./TetovaSot/