Sipas informacioneve të Tetovasot, ne qytetin e Tetoves Sapo ka ndodhur nje aksident , ku vozitesi ka aksidentuar nje polic ne vijat e bardha.
Sapo ndodhi një aksident rrugor, makina e tipit Audi shkel policin në vijat e bardha për kalim të këmbësorëve, raporton TetovaSot.
Siç raporton gazetari i TetovaSot i cili gjendet ne vendngjarje, tregon se polici është goditur nga makina në vijat e bardha, edhe siç duket edhe nga fotografitë ai për momentin i shtrirë në rrugë ku më pas policët të cilët ishin me të e kanë ngritur dhe e kanë larguar nga rruga.
Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca për ti dhënë ndihmën e parë dhe për ta dërguar më pas në spitalin e Tetovës.
TetovaSot do t’ju sjell informacionet në vazhdim për këtë ngjarje.