Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda firmos ndryshimin e ri në radhët e uniformave blu.
Dhimitraq Ziu deri më tani Drejtor i Qarkut të Dibrës emërohet drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ziu më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Qarkut Tiranë në kohën kur kjo drejtori drejtohej nga Ardi Veliu.
Ndërkohë gara për 12 drejtorët e qarqeve pritet të firmoset nga Proda pas miratimit të rregullores në zbatim të ligjit të ri.
Rregullorja për drejtuesit e 12 qarqeve propozohet nga ministri dhe miratohet nga qeveria.