-Pas një defekti gati se një muaj sërish është vënë në funksion Stacioni për ngarkim dhe
shkarkim që ndodhet në rrugën Tetovë-Trebosh.Kjo kishte bërë që edhe grumbullimi i
mbeturinave të shënon ngecje në qytet.Vonesat kanë bërë që në shumë pjesë të qytetit të Tetovës
të hasen kontajnier të stërmbushur me mbeturina.Në disa lagje brenda qytetit mbeturinat sjan marë nga ndërmarja komunale plot dy javë,ku me të vërtet krijonte një shqetësim tek banorët për ndonjë epidemi të mundëshme.
Kurse nga Ndërmarrja Publike Komunale janë kategorik se nuk ka vonesa por në shumë pjesë të qytetit mbeturinat meren edhe nga dy herë brenda ditës që kjo sështë e vërtetë.Kjo situatë është vërejtur edhe përgjatë rrugës së Spitalit ku disa kontajnier kanë qenë ende të pa pastruar.Por ajo që bie në sy është se pjesa dërmuese e këtyre mbeturinave nuk e kanë vendin në këta kontajnier.
Kreu i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetova Xhelal Ceka thotë se mbeturinat meren në disa rrugë kryesore dhe nga dy herë për shkak se krijohen sërish.
.Megjithatë krahas tërë kësaj situate jo rrallë herë kontajnierët janë përplot me mbeturina.Drejtori
Ceka shprehet se në këtë periudhë ka filluar që të ketë më shumë mbeturina prandaj edhe dalin
në teren nga dy herë.“/TV KOHA/