Profesoresha Frosina Remenski në TV21 theksoi se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë po mbështeten nga të gjitha vendet e rajonit, prëveç Serbisë. Remenski thotë se Serbia nuk mund të mbetet neutrale, pasi armatoset nga Rusia.
“Tani shohim pozicion edhe të fqinjit tonë verior, Serbisë rreth bashkëngjitjes së këtyre sanksioneve, ata janë të rezervuar, por nuk do të them se janë neutral sepse kanë komponentën e armatimit nga ana e Armatës së Rusisë. pajisen me armatim rus, nuk mund që kjo të jetë neutrale në asnjë rast”, tha Remenski duke shtuar se Serbia po përpiqet të përfitojë në sigurimin e energjisë dhe gjërave ushqimore.