Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Moldavia, Ukraina, Islanda, Gjeorgjia, Norvegjia dhe Lihtenshtejni, kanë mbështur vendimin e Këshillit (CFSP) 2018/90 për të dënuar regjimit socialist të Venezuelës, të qeverisur nga presidenti Nikolas Maduro.
Kjo u bë e ditur nga Bashkimi Europian. Sanksionet kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut, mosrespektimin e parimeve demokratike ose sundimin e ligjit.
Sanksione kundër Venezuelës kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
BE i kishte kërkuar vendeve aspirante që të mbështesnin sanksionet kundër Presidentit maduro, që është pasardhës i Hugo Chavez./Tetovasot/