“Nuk shoh të ardhme tjetër për Ballkanin Përendimor përveç BE-së, nuk ka plan B. Ballkani Perëndimor një pjesë integrale e BE-së dhe i përkasin komunitetit tonë. Duhet të pritni vendime konkrete ne qershor”, deklaroi Donald Tusk, President i Këshillit Evropian.
Bashkimi Evropian mbetet partneri më besnik i gjithë Ballkanit Perëndimor, ndërsa integrimi i vendeve të këtij rajoni është prioritet për BE-në. Kështu tha Presidenti i Këshillit Evroian, Donald Tusk i cili theksoi se në samitin e Këshillit Evropian do të merren vendime konkrete për zgjerimin e BE-së, për shkak se vendet kanë arritur progres.
Duke mos komentuar çështjen e emrit, Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani shprehu mbështetje për vendin por theksoi se akoma ka shumë punë deri në anëtarësimin në BE. Ndërsa sipas tij, ka mundësi që Serbia e Mali i Zi të anëtarësohen deri në vitin 2025.
Ne duhet të punojmë shumë me IRJM-në dhe Shqipërinë. Dialogu është i hapur por duhet të punojmë shumë, që të vijnë në pozicione si Serbia dhe Mali i Zi – tha Antonio Tajani, President i Parlamentit Evropian.
“Rezultati i vetëm i BE-së është se jemi të unifikuar dhe dje në mëngjes ndjeva se fuqia e BE-së është në unitet. Jam i lumtur për një numër marrëveshjesh që nënshkruam me Ballkanin Perëndimor”, tha kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov.