Mbi 150 liderë biznesi nga Evropa Juglindore, katër kryeministra nga Ballkani Perëndimor, ministra dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian marrin pjesë në Samitin rajonal 100 që filloi sot në Shkup. Lidhshmëria është tema kryesore e Samitit 100 në Shkup, gjegjësisht lidhshmëria në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Në këtë panel u diskuta se përmes lidhjes ekonomike dhe transportuese, por edhe me integrimin politik të sigurisë dhe të stabilitetit rajoni i Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet bashkëpunimi në rajon. Ku për të arritë këtë janë të nevojshme projekte të mëdha infrastrukturore me të cilat do të sigurohet rrjedhje më e shpejtë e njerëzve dhe mallrave, si dhe adaptimi ndaj sfidave të digjitalizimit nga kompanitë.
Samitin zyrtarisht e hapën kryetari i Bordit të Samitit 100, Zhivko Mukaetov dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov porositi Samitit të jetë zë i fuqishëm, i cili do ta tërheq dhe mbajë vëmendjen e politikanëve në rajon për prioritet për zhvillimin e tij, ndërsa ku epërsi ka lidhshmëria. Sipas Ivanov, është e domosdoshme lidhshmëria politike dhe e sigurisë me anëtarësimin në BE dhe NATO që të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohen ekonomitë dhe bizneset në rajonin, ku janë tregjet e vogla dhe derdhja e madhe e kuadrit professional. Ai shtoi se është e domosdosshme që Bashkimi Evropian, t’i fillojë sa më parë negociatat për anëtarësim të Maqedonisë.
Sipas kryetarit të BD të Samitit 100 dhe drejtor i përgjithshëm i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov, ngjarja është unikate dhe hap mundësi për lidhshmëri të vërtetë dhe shfrytëzim të potencialit të përbashkët të vendeve nga rajoni. Mukaetov potencoi se transporti dhe lidhshmëria janë një prej elementeve vitale për bashkëpunimin rajonal. Duke nënvizuar se të arrihet prej Shkupit në Sarajevë përmes tokës janë të nevojshme 12 orë, Mukaetov tha se ëndërr e Samitit 100 i cili shpreson se shumë shpejtë do të kalojë në realitet është rrjedhja më e shpejtë e njerëzve dhe të mirave në rajon. Siç paralajmëroi Mukaetov, bashkëpunimi rajonal i Samitit 100 do të oficializohet me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim në platformën e samitit me Forumin investues të Odave të Ballkanit Perëndimor.
Eurokomisarja për Transport, Violeta Bulc theksoi se me rëndësi kyçe për rajonin është integrimi i tij në Bashkimin Evropian.
“Para një viti e gjysmë do të isha shumë e njohur, por sot vlerësoj se fryjnë erëra pozitive në velat e BE-së. Shpresoj se kjo do t’u japë fuqi të vazhdoni me reformat dhe t’i shfrytëzoni erërat me energji të pastër dhe jo me mure”, tha Bulc. Ajo porositi se BE është jashtë krizës dhe të gjitha vendet kanë bruto prodhim vendor pozitiv, ndërsa nëntë vitet e fundit punësia po shkon tatëpjetë.
“Shpresoj se këtë do ta shfrytëzoni në dobinë tuaj”, tha Bulc dhe shtoi se mundësia për anëtarësimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në BE është shumë më e madhe tani se para 10 viteve. Theksoi se marrëveshja e nënshkruar për bashkësinë transportuese dhe për tregti dhe bashkëpunim është rezultat i stabilitetit dhe parashikueshmërisë së rajonit. Rekomandoi që rajoni të mësojë nga gabimet e BE-së dhe shtoi se digjitalizimi është shtytës i ndryshimeve. “Nga digjitalizimi i Ballkanit Perëndimor duhet të ketë dobi të madhe në sferën e transportit edhe për 60 për qind për ta zvogëluar administratën”, theksoi Bulc dhe rekomandoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor menjëherë të vendosin e-pika pagesore për rrugë.
Jelena Radulloviq, drejtori programor i Samitit 100, konsideron se prej vitit në vit Samiti 100 po përparon dhe çdoherë i shtohet nga një dimension i ri nismës.
Panel me kryeministrat e vendeve të rajonit do të mbahet nesër. Është konfirmuar pjesëmarrje e kryeministrave të Maqedonisë, Zoran Zaev, të Shqipërisë, Edi Rama dhe Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kryesuesit me Këshillin e ministrave të BeH , Denis Xevizdiq. Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev është ftuar të marrë pjesë me fjalimin e tij në paneldebatin plenar të kryeministrave nën titullin “Marrëveshja e re për kohën e re, apo, nëse rajoni është i përgatitur për garë në skenën globale”, në të cilën diskutohen edhe temat e energjisë, për ekonomitë e bazuara në njohuri, për marka, ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhjen e rajonit dhe për iniciativat e përbashkëta në fushën e turizmit.
Në Samit marrin pjesë mbi 150 biznes liderë të Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës. Si dhe liderë të njohur të biznesit, përfaqësues të kompanive të njohura nga rajoni, si Hidrija, ASA Group, Fondacioni Atlas, Grupi Atlantik, Gorenje, BMV, Podravka, Filip Moris, BBI, Uber, Bambi dhe të tjerët, si dhe përfaqësues nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore dhe shumë përfaqësues të tjerë të sektorit të biznesit.
Delvina Kërluku
Almakos.com