Luis Diaz është në linjë për të qenë emri më i madh që do të largohet nga Liverpulli këtë verë, nëse “The Reds” mund të bindin Mohamed Sallah, për një marrëveshje të re.
Disa klube spanjolle tashmë i kanë hedhur sytë te sulmuesi kolumbian. “The Reds” janë të përgatitur për të dëgjuar ofertat për shkak të pasurisë së tyre të opsioneve sulmuese.
Prioriteti kryesor për pasardhësin e Jurgen Klopp janë kontratat e reja për Sallah, Trent Aleksander-Arnold dhe Virxhil van Dajk. Dhe rezultati në lidhje me Sallahun në veçanti do të ketë një ndikim në të ardhmen e 27-vjeçarit kolumbian, Luis Diaz.