Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se është dakord që shqiptarët në RMV duhet ta dinë gjuhën maqedonase për shkak lehtësimit të komunikimit por edhe respektit ndaj bashkëqytetarëve, por thotë se e njëjta duhet të jetë edhe nga ana e bashkëqytetarëve maqedonas.
“Jam dakord se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë gjuhën maqedonase, jo vetëm për shkak se është gjuhë zyrtare shtetërore, por aq më tepër për shkak të lehtësisë së komunikimit dhe për shkak të respektit që duhet ta kemi ndaj bashkëqytetarëve tanë maqedonas.
Por, nuk mund të mos e shtroj edhe një çështje tjetër: sa politikanë (dhe gazetarë) maqedonas dinë dy-tri fjalë shqip, qoftë edhe ndonjë përshëndetje? Për paradoks, diplomatët e huaj, që vijnë e qëndrojnë në Shkup disa vite, mësojnë ngapak shqip, ndërsa politikanët (dhe gazetarët) maqedonas – as për arsye të statusit të shqipes në RMV, as për shkak të lehtësisë së komunikimit e aq më pak për arsye të respektit ndaj bashkëqytetarëve shqiptarë – nuk i mësojnë as dy-tri gjëra të shqipes sonë. (Ndjesë për përjashtimet minimale, por kjo flet shumë dhe, fatkeqësisht, flet keq për shoqërinë tonë”, ka shkruar deputetja Saliu.
Data 12.03.2026
Aktuale
- BDI kërkon dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski
- Mazhoranca kundër SPAK në rastin e Ballukut, juristët për BIRN: Qëndrimi i PS, mbrojtje politike! Ekziston rreziku i ndikimit në sigurimin e provave dhe dëshmive
- Peci: Mitrovica pritet të bëhet me stadium të kategorisë së katërt dhe palestër të xhudos
- FOTO- Protesta e opozitës, policia rrethon godinën e seancave plenare, 1500 efektivë në gatishmëri
- Kina ul objektivin e rritjes ekonomike në planin e ri pesëvjeçar
- Zelensky: E paralajmërova Trumpin për një Luftë të Tretë Botërore, Rusia mund të dërgojë trupa në Iran
- “Rrethohet” Kuvendi/ Opozita sot në protestë brenda dhe para godinës, cilët janë skenarët që priten të ndodhin
- “80% e Grupit Parlamentar të PS nuk bie dakord me kryeministrin”- Nard Ndoka: Rama është narcist i lindur, e ka sëmundje


