Prezantimi i konceptit të konsolidimit të infrastrukturës së kapaciteteve shëndetësore në shtet ishte arsyeja e vizitës së sotme të kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevski, në Njësinë e Projektimit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në këtë presantim kryeministri Kovaçevski u prit nga ministri i Shëndetësisë, Beki Sali.
Ministri Sali theksoi se me këtë koncept, në përputhje me strategjinë për reformimin e sistemit shëndetësor publik, është përgatitur propozimi për mbulimin rajonal të gjithë vendit me objekte të reja infrastrukturore bashkëkohore.
“Qëllimi ynë është që qytetarët në të gjithë territorin e vendit të kenë shërbime të barabarta shëndetësore, si në aspektin cilësor, ashtu edhe në atë sasior. Ky është hapi i parë dhe shumë domethënës në procesin e reformimit të gjithë sistemit shëndetësor në RMV”, theksoi Sali.