Sali Berisha është sulmuar fizikisht nga një protestues dhe në fytyrën e tij duket shenja e dhunës.
Nga goditja ai është gjakosur, ndërsa stafi është kujdesur t’i mbulojë fytyrën. Menjëherë më pas, kreu i PD-së është ngjitur i parë në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.
“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve”, ka thënë Berisha.