Sali Ajdini nga PDSH tha se nëse ai merr mandatin për të udhëhequr me Komunën e Zhelinës së pari do të kthej transparencën në komunë në të gjitha nivelet.
“Do të angazhohemi maksimalisht që të realizojmë programin tonë politik me të cilin garojmë në këto zgjedhje lokale. Programi jonë përfshirë shumë çështje. Përmendëm që komuna e Zhelinës përballet me shumë çështje, me probleme të mëdha në aspektin infrastrukturor, në aspektin e kulturës dhe arsimit dhe shumë aspekt tjera. Do të angazhohemi për mirëqenien sociale të banorëve, mirëqenien ekonomike të komunës dhe do të kujdesemi që komuna ta kthej dinjitetin e vet, respektivisht ajo të jetë servis i qytetarëve dhe jo qytetarët të jenë servis i komunës”, ka thënë Ajdini në “Studio e hapur”.
Ajdini tha se problemet infrastrukturore nënkuptojnë asfaltimin e rrugëve, ujësjellësin dhe kanalizimet që duhet të përfundojnë e ata që nuk janë duhet të ndërtohen.
“Ne kemi program me të cilin para qytetarëve dalim me program konkret për kanalizimin dhe ujësjellësin. Në Trebosh, në Uzurmisht, në Zhelinë, Strimicë, ku kryetari aktual thotë se ka bërë kanalizime aktuale, në ato vende do të përfundoj kanalizimi, pa asnjë kofinancim nga qytetarët. Në vendbanimet në pjesën e epërme të Dërvenit, asnjë vendbanim nuk ka kanalizim, përveç Grupçinit që ka ndërtuar ujësjellësin në vitin 2007 kur ka qenë në pushtet PDSH. Vendbanimet tjera nuk kanë as ujësjellës as kanalizim. Për këto vende do të përgatiten dokumentacione dhe projekte konkrete për ndërtim”, tha Ajdini.
Sejdiu tha se arsimi është shumë i politizuar në Komunën e Zhelinës.

