Kandidati i PDSH-së për komunën e Studeniçanit Azem Sadiki, kërkoi edhe një mandat nga banorët e kësaj komune duke iu premtuar atyre kushte më të mira si në infrastrukturë ashtu dhe në lëmitë tjera. Sipas tij ndërtimi i rrugëve do jetë prioritet, ndërkaq premtoi se kjo komunë gjatë katër viteve të ardhshme do të ketë Shkollën e saj të mesme.
“Do të vazhdojmë me ndërtimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave nëpër vendbanimet e komunës së Studenicnanit, ndërtimi i rrugëve në tokat bujqësore, Moranë Batincë dhe Studenican. Meremetimi i rrugës Pagarushë dhe Gabell. Ndërtimi i rrugës nga kolicani i poshtëm , uji i kuq deri në Kitkë, ndërtimi i rrugës që lidh Studenicanin me Moranën. Ujësjellësin për Kolicanin e poshtëm, ndërtimin e shkollës së mesme në Studenican , i shkollës fillore në Batincë”, dekalroi Azem Sadiki, Kandidat i PDSH-së në Studenican.
https://youtu.be/OrQnhTTbHwc