Me zgjedhjen e Renata Deskovskës për ministre të drejtësisë, ka përfunduar “epoka e monopolit” të BDI-së mbi këtë resor, që me ndërpreje të shkurtra, e ka kontrolluar vazhdimisht pas vitit 2002. Me përfundimin e “monopolit” të BDI-së, pritet të merr fund edhe periudha e rasteve të montuara, arrestimeve, dënimeve me burgim të përjetshëm…
Sa herë që shqiptarët ishin në rrezik, ministrat e BDI-së tërhiqeshin në “gëzhojën” e tyre edhe pse kishin ingerenca të shumta për të penguar ato raste. Çdo herë arsyetoheshin dhe premtonin se do e “menaxhojnë” situatën dhe se po koordinohen me “miqtë ndërkombëtarë”. Por asnjë efekt prej asaj pune. Këto arsyetime i shfrytëzonin vetëm për të blerë kohë, sa të harrohet rasti në fjalë dhe sa të shuhet revolta e shqiptarëve. Pastaj vazhdonin me të vjetrën. Deri në rastin e ardhshëm të montuar.
Ministrat e BDI-së gjatë tërë kohës kanë qenë në anën e kundërt me viktimat. Ministrat e BDI-së asnjëherë nuk qen në anën e shqiptarëve. Mirëpo me largimin e ministrit të fundit nga radhët e kësaj partie, Bilent Saliji, ka filluar një erë e re për shqiptarët. Tani rastet e montuara politiko-etnike janë larg shqiptarëve, kurse edhe ato raste që janë montuar në të kaluarën, pritet të ndriçohen së shpejti.
Një element shtesë që shton optimizmin është se BDI tani në Ministrinë e drejtësisë jo që nuk ka ministrin, por nuk ka asnjë post të lartë dhe vendimtar. Me emërimin e Faton Asanit të Lëvizjes Besa për sekretar shtetëror, shqiptarët viktima të rasteve të montuara fitojnë edhe një krah të fortë. Tani rastet si “Sopoti”, “Monstra”, e shumë raste tjera kanë shumë gjasë të mbyllen përfundimisht me epilog final. Tani që BDI-ja është larg Ministrisë së Drejtësisë, drejtësia është shumë më afër shqiptarëve.
Më tepër drejtësi pas largimit të ministrit të BDI-së nga ky resor Bilen Salji, presin edhe familjet e viktimave në rastet e montuara. Optimizëm i qartë vërehet edhe te avokatët mbrojtës në këto raste. Ata thonë se tani edhe dëshmitarët flasin më lirë dhe pa frikë dhe po kontribuojnë për ndriçim të rasteve.