Në paraqitjet e tij publike, reisi i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka treguar edhe për orën e tij të dorës të markës “Roleks”, shkruan Almakos.
Rexhepi është pyetur nga gazetarët se ku e mori orën Sulejman Rexhepi? Ai është përgjigjur shkurt se e ka dhuratë nga një biznesmen nga Ohri.
Historia e orës së Sulejman Rexhepit lidhet direkt edhe me një padi penale të ish funksionarëve të BFI-së, Skender Buzaku, Afrim Tahiri dhe Ibrahim Shabani. Sulejman Rexhepi është paditur në gjyq për blerjen e dy apartamenteve në vlerën prej 510.000 euro nga miku i tij nga Ohri i cili i dhuroi një orë të markës “Roleks”.
Për blerjen e këtyre dy apartamenteve, ish funksionar të BFI-së, midis të cilëve edhe Skender Buzaku, të cilin gjykata qytetare e pranoi si reis legal të BFI-së, Afrim Tahiri, ish sekretar i përgjithshëm i organizatës fetare, Ibrahim Shabani, ish myfti i Shkupit, kanë ngritur padi penale në vitin 2016 deri në Prokurorinë Publike kundër Rexhepi, për shkak të së cilës, sipas tyre, ai ka nënshkruar marrëveshje me ‘Gradezhnik’ jashtë procedurës së paraparë me aktet e BFI-së. Sipas tyre, marrëveshjet e tilla nuk ka mundur që Sulejman Rexhepi t`i nënshkruaj në formë të pavarur, por është dashur që myftinia resore të formoje komision i cili do të shqyrtoje tregun dhe në bazë të dhënave të fituara në fund vendimin ta merr Rijaseti, ndërsa Kuvendi të vendos për buxhetin.
Në padinë penale që e siguruam, ata përmendën se shuma prej 510.000 eurove për dy apartamenteve prej 182 metrave katror, së bashku me hapësirat ndihmëse prej gjithësejt 40 metra katror, është shumë mbi çmimin e tregut të patundshmërive në atë regjion. Sipas tyre, Rexhepi për këto dy marrëveshje të dëmshme ka marr si dhuratë një orë dore, të cilën ashtu si e kanë shkruar deri në prokurori, është nga marka me renome zvicerane ‘Roleks’ dhe vlen 35.000 euro.
Nga prokuroria nuk u përgjigjën në pyetjen tonë për atë se çfarë aktivitete janë ndërmarr pas dërgimit të kësaj padie penale dhe nëse deri më tani është ngritur aktakuzë dhe nëse nuk është ngritur, gjegjësisht kur mund të presim që të ngritet aktakuzë para gjyqit./Almakos/


