Të kesh mundësinë që një politikani t’i parashtrosh pyetje si “ A ti nxjerr politika thinjat” apo “ A janë gazetarët si ferra ndër këmbë” rezulton të jetë një bisedë më e këndshme, interesante dhe më relaksuese se sa ta pyesësh atë për investime apo ngjarjet aktuale politike.
Përgjigjet për pyetjet e mësipërme, por jo vetëm, i morëm nga Nevzat Bejta, ish-kryetari i komunës së Gostivarit. Është ndër të rrallët që ka preferuar që të mos jetë një politikan tipik ballkanas duke mbajtur vetëm një raport shumë zyrtarë me qytetarët, por përmes batutave të tij ka fituar respektin e tyre edhe si njeri. Madje nuk duhet menduar se politikanët pëlqejnë vetëm ushqimet e shtrenjta, pasi në rastin konkret mes një pjate groshë dhe një biftek që kushton 2800 $, Nevzat Bejta zgjodhi të parën./Almakos
Përgatiti: Evi Shkopi
Montazh: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski