Ruzhdi Lata, kandidat i BDI për kryetar të Dibrës, i cili në zgjedhjet e tetorit rikandidon për një mandate të dytë, në intervistën për Almakos, si klerik mysliman, flet për raportet e fesë dhe politikës, implikimet që mund të ketë për shqiptarët si komb me shumë besime, nëse klerikët shfaqin ambicje politike, paraqitja e islamit politik, etj.
Lata, në këtë intervistë flet edhe për projektet e realizuara në mandatin e tij, siç janë ndërtimi i objektit të gjimnazit, ndërtimi i tregut të gjelbër, të xhamisë së njëqindvjetorit dhe të shëtitores.
Në mandatin e ri premton ndërtimin e një çerdhe prej një mijë metrash katror, rregullimin e bregut të liqenit të Dibrës si dhe rikonstruimin e parkut të qytetit, ku është vendosur busti i Skenderbeut.
Ai thotë se migrimi i të rinjëve nga Dibra nuk mund të ndalet, por mund të kthehen në vendlindje dibranët nga mërgimi me investimet e tyre në qytet nëse Maqedonia demokratizohet dhe integrohet në BE.