Në një intervistë për Almakos, Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata thotë se ky post kërkon përgjegjësi dhe duhet të përmbushen kërkesat e qytetarëve, të cilët e kanë sjellë në këtë detyrë, madje duke filluar nga ndryshimet sipas vizionit të tij, duke filluar nga thesari i historisë dibrane, nga arsimimi, shkolla, etj. Ku prej Mavrove deri në Likovë 200 dibranë kanë qenë mësues, thotë Ruzhdi Lata në një intervist per Almakos
Lata është i mendimit se popullatës shqiptare në Maqedoni, shkrim – leximin ia ka mësuar dibrani.
Ai tregon se gjimnazin Dibra e ka themeluar në vitin 1962, por ndërtesë nuk ka patur, por vetëm një barakë e ndërtuar nga boshnjakët.
Në fushatën e tij ai ka thënë se do të ndërtojë gjimnazin, prej 5400 m2, dhe tashmë e ka bërë.
Qendrën e qytetit e ka rindërtuar, ku vetëm pllakëzimi me gur ka patur sipërfaqen prej 10.000 m2, me financim të Komunës dhe bashkëatdhetarëve, ku vlera arrin 2 milion euro.
Ai shprehet se ka bërë punë që 30 vite nuk i ka prekur njeri, madje edhe 100 vite. Thotë që ka investuar në rrugët Varrosh dhe lagjet e Dibrës, përmes IPA fondeve, për sistemin e ujit, por keqpërdorimi i ujit nga qytetarët bën që të kenë probleme me ujin, shumë shtëpi.
Në Dibër ka dy investime të rëndësishme, që janë bërë vitet e fundit, hapja e fabriklës “Maya”, e cila prodhon 16 mijë litra ujë, në minutë. Dhe investimi i dytë është fabrika për qumësht, që prodhon 4 – 5 ton litra qumësht në ditë, etj.
Ai tregon, për aktivitetet dhe realizimin e projekteve për rrugën Dibër – Strugë, rikonstruimin e urës së liqenit me investim 2 milion e gjysmë euro. Rikonstruimin e Urës së boshkut, me gajtësi 9 kilometra.
Në pyetjen se 15 vite udhëheqet Komuna e Dibrës nga aktorë politik të BDI-së, Lata thotë se këtu ka dy aspekte vlera ekonomike dhe politike, te partia e tij. E para se rrugën Strugë – Dibër e bëri BDI-ja, urën e Boshkut, ku nuk është bërë më parë, madje as nuk është menduar ndonjëherë, edhe për rrugën Bomovë, Banisht.
Është bërë një investim në kohën e qeverisjes së kësaj partie, për ujrat atmosferik nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor.
Nga aspekti politik, BDI-ja solli lirinë e të folurit dhe të shprehurit të lirë.
Ai shprehet se problemet e Dibrës janë të njejta si në nivel Republikan, por te çështja e doponive nuk është aq alarmante. Por, thekson se në gjithë Republikën edhe atje ku është investuar, nuk janë arritur standartet e duhura.
Lata si problem tjetër e vë liberalizimin për të hapur kufirin me Shqipërinë, meqë nuk është aq sa duhet, që dibranët të bashkohen me gjakun e tyre.
Papunësinë, Lata nuk e sheh si problem, sepse dibranët kanë qenë përherë të arsimuar dhe ata dijnë të gjenden në jetë.
Për Universitetin e Tetovës thotë se njëndër nënshkruesit janë vetë dibranët, por padrejtësi tani ka, ndërsa për degët e disperzuara, në Dibër thotë se funksionon fakulteti i fizioterapisë, por problemi qëndron te mungesa e kuadrit profesional.
Ai thotë se Universitetet janë të shenjta, vetëm ata që kanë në gjak sllavizmin e kontestojnë Universitetin e Tetovës, Universitetin e Nënë Terezës.
Për legalizimin e objekteve në Dibër ai thotë se në nivel Republikan Dibra është më mirë, se vendet e tjera.
Mbushja e liqenit ka filluar më 1969, ku edhe deri më sot nuk ka një plan, por ai thekson se plani detal nuk është kaluar, dhe se ligji për ndërtim në lartësi mbi 50 metra nuk është i lejuar, për shkak të shkarkimit të ujit. Pra, në bregun e liqenit ka mbetur plani i pa realizuar, pronësi më shumë private e më pak pronë e Republikës së Maqedonisë, dhe një pjesë e konsiderushme është e EVN-së.
Ai vë theksin se para se ta udhëheq komunën një pjesë e tokës është e legalizuar, ndërsa ai vetë nuk ka dhënë leje apo pushimore.
Ai tregon për aktivitetet e ardhshme, duke plotësuar projektet e pa përfunduara.
Për vendin e varrezave ai thotë se shumë pjesë janë dhënë dhe janë ndërtuar salla e sportit, rruga, tregu i ri i qytetit.
Në pyetjen nëse do të dëshironte të kandidonte edhe njëherë si kryetar i Komunës së Dibrës, ai e mirëpret dhe do të kanditojë.
Ndërsa, për shpëndarjen e shqiptarëve në shumë parti, ai thotë se ne duhet të fokusohemi në punën e asaj partie që jemi e jo të lëvizim sa andej këndej, ku ne duhet të mendojmë e veprojmë për çështjen shqiptare.
Edhe për gjuhën shqipe ai mban qëndrimin e tij e thotë se ata që e mohojnë gjuhën e një kombi janë tendencioz dhe pengojnë atë komb, për shkak se nuk kanë pasuri si gjuhën, kulturën, etj..
Përgaditi : Delvina Kërluku
Kamera/montazha: Edvin Sejrani
Almakos.com