Me “Rutën e solidaritetit” sot në Shkup vazhdon shënimi i 55 vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup, në suaza të manifestimit “Shkupi flet”. Vizita panoramike e Shkupit fillon nga parku Nënë Tereza, pllaja para ndërtesës së EVN-së, ku qytetarët do të kenë mundësi me autobusë në mënyrë panoramike ta shikojnë Shkupin me fokus në
ngjarjet të cilat lidhen me tërmetin katastrofal në vitin 1963. Organizatorë janë Qyteti i Shkupit, Ndërmarrja Qarkulluese Publike -Shkup, dhe NQP Turs. Në rutën, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, janë Stacioni i vjetër hekurudhor, lagjet Taftalixhe 1 dhe 2 të ndërtuara me ndihmën e solidaritetit botëror, poliklinika Bukuresht e cila është dhuratë nga Rumania, Salla universale e cila është dhuratë nga Bullgaria, si dhe blloqet e Murit të qytetit të cilat janë pjesë e projektit të arkitektit Kenzo Tange.
Data 27.08.2025
Aktuale
- U zhduk në Liqenin e Ohrit – S’ka asnjë gjurmë nga zhytësi bullgar
- BDI Tetovë: Prishja e ndërtesës së Shkollës së mesme teknike nuk sjell asgjë tjetër përveç kaosit
- Mark Zuckerberg dhe dhurata e tij e veçantë për fqinjët
- Aleanca për Shqiptarët: Shpifjet e VMRO-DPMNE-së nuk pijnë më ujë
- Prokurorisë s’i lejohet t’i zbulojë emrat e katër prej 11 personave që iu ndalua vizita tek Thaçi
- Orlin Vatashki është anëtar i ri i Bordit Drejtues të UNIBanka AD Shkup
- Dhunë në familje! Policia nis hetimet
- VLEN: Mbyllim përgjithmonë deponinë e Nikushtakut – BDI premtoi, por helmoi