Prokurorja Vilma Ruskovka, e cila e kryeson Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot në një deklaratë për “Sloboden peçat” theksoi se nëse asnjë organ nuk ndërmerr veprime për zbardhjen e dyshimeve për furnizimin e softuerit, në lidhje me Dragi Rashkovskin, Prokuroria për të cilën ajo është e obliguar me siguri do të hapë lëndë.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria për polici financiare janë organet që duhet të zbulojnë autorët, ato janë organe të përndjekjes dhe nëse vendosin të mos veprojnë, ne do ta bëjmë këtë”, shton Ruskovska, duke mos dashur t’i komentojë akuzat e opozitarëve për gjoja afërsinë me ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë.
Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska, javën e kaluar deklaroi se KSHPK ka hapur një lëndë për furnizimin e softuerit nga ana e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Rashkovski.
Qeveria më 10 mars doli me kumtesë në të cilën theksoi se furnizimi i softuerit për kontroll të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion është zbatuar me të gjitha procedurat e hollësishme përmes një procedure të hapur dhe publike të tenderit.
Në kumtesë u theksua se gjatë furnizimi të softuerit, nuk është shkelur asnjë procedurë për furnizime publike dhe nuk është konstatuar asnjë konflikt të interesit.
“Qeveria gjatë furnizimit të veprave autoriale, si për shembull furnizimi për përpunimin e zgjidhjeve softuerike, gjithmonë është e detyruar të sigurojë që furnizuesi, së bashku me të drejtat e autorit të paraqitura, të transferojnë të gjitha të drejtat e autorit ose industriale tek autoriteti kontraktues dhe në këtë rast ai detyrim të respektohet në tërësi. Në përputhje me rrethanat, Qeveria, si pronar i softuerit dhe të drejtës së kopjimit, mund, pa kushte, të modifikojë dhe azhurnojë programin, sipas gjykimit të saj. Burimi i të drejtës së autorit nuk është kurrë dhe në këtë rast nuk ishte një kriter në vlerësimin e ofertave të prokurimit publik”, thuhet në kumtesë.