Ish shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska thotë se dy vrasjet e tmerrshme të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit nuk duhet të marrin konotacion politik.
“Vlerësoj se edhe kolegët në Turqi, gjegjësisht gjykatësit, të cilët do të shikojnë provat dhe do të vendosin për ekstradimin, do ta kenë këtë parasysh”, tha Ruskovska.
Sipas asaj, hetimi duhet fillimisht të vërtetoj se cila është prapavija e vërtetë e rastit. “Nuk mendoj se e gjithë kjo mund të marrë konotacion politik dhe nuk duhet të marrë, sepse bëhet fjalë për një vrasje të tmerrshme, sidomos nëse kihet parasysh se njëra nga viktimat është një fëmijë 14 vjeçar”, shtoi ajo më tej. Lupço Palevski është i akuzuari i parë i vrasjes së dyfishtë, i cili pas kryerjes së veprave penale ëshët arratisur nga vendi, fillimisht në Beograd, pastaj në Sofje dhe në fund në Turqi, ku dhe u kap nga organet e rendit, pasi për të ishte lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë.