Ish prokurorja e krimit të organizuar, Villma Ruskovska në një deklaratë për Alsat thotë se departamenti i ri që u formua në kuadër të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit serioz nuk ka logjikë. Sipas saj, organi i akuzës që duhet të merret me ndjekjen e krimit të organizuar është paralelizëm me Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit që funksion si organ i akuzës veçmas. Ruskovska shton se krimi i organizuar ka mjaftë prokuror dhe resurse për të luftuar veprat penale që bien në kompetencë të tyre dhe se ideja për departament të ri nuk është arsyetuar mjaftueshëm. Prokuroria Publike ditë më parë njoftoi formimin e një departamenti të veçantë në kuadër të organit të akuzës i cili do t’i ndjek veprat e rënda penale të karakterit serioz dhe të ndërlikuar nga dënimet me burg të përjetshëm e deri tek veprat për shpërdorim me detyrën zyrtare. /Alsat.mk
Data 09.07.2025
Aktuale
- (VIDEO) Zjarr në një deponi në Vizbeg, tymi i zi mbuloi Shkupin
- SHGM: Dënim të ashpër për sulmin ndaj ekipit gazetaresk të ALSAT-M në Vizbeg
- (VIDEO) Tribunë shkencore për 30 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
- (VIDEO) Gjenocidi i Srebrenicës, përkujtohet në Kuvendin e RMV-së!
- Papa Leoni XIV i dërgon letër falënderimi Kryepeshkopit Joan: “Ju përqafoj si vëlla, me gëzimin e Krishtit”
- Mickoski: Bullgaria ka agjendë dhe plan të qartë, shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas
- Merko do të pushojë i qetë këtë verë, vendimi për emërimin e paligjshëm të drejtorit do të shpallet në vjeshtë
- Reformimi i RTSH-së bashkon politikën dhe shoqërinë civile: