Autoritetet në Ukrainë kanë raportuar disa shpërthime në një rafineri të naftës në qytetin e Lvivit, qytet ky që ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës.
Në këtë sulm u plagosën të paktën pesë persona.
“Ndodhën dy sulme me raketa brenda Lvivit”, tha guvernatori rajonal Maksym Kozytsky.
Autoritetet ukrainase raportojnë se cak i sulmit ka qenë një rafineri i naftës.
Qyteti i Lvivit është një nga qytetet perëndimore të Ukrainës, pranë kufirit me Poloninë, shtet ky anëtar i NATO-s.
Në Varshavë të Polonisë po qëndron presidenti amerikan, Joe Biden, i cili takoi ministrat kryesorë të Ukrainës duke u premtuar atyre mbështetje më të madhe ushtarake.