Rusia akuzoi sot ushtrinë ukrainase për vrasjen e 14 personave dhe plagosjen e 24 të tjerëve në spitalin rajonal të Luhanskut.
Ushtria ruse tha në një deklaratë se forcat e armatosura ukrainase goditën qëllimisht ndërtesën e spitalit lokal me raketahedhës të shumëfishtë “Himars”.
Sipas deklaratës së palës ruse kanë humbur jetën 14 pacientë dhe personel mjekësor si dhe janë plagosur 24 të tjerë./tvklan.al