Regjisori i njohur shqiptar Sulejman Rushi, në emisionin Agora, në Lajm TV, është deklaruar për fuqinë e artit dhe nevojën që ajo të kritikojë fenomenet devijante shoqëroro-politike.
“Detyra parësore e artit është të jetë korrigjues i fenomeneve shoqërore. Në pikë të parë, për ta korrigjuar shoqërinë, sigurisht se duhet të merret me fenomenet devijante të politikës”, pohoi Rushiti.
Sipas tij, kritika e sotme e artit ndaj politikës është e pamjaftueshme.