Mediat ukrainase kanë raportuar se një ushtarë 20 vjeçar ukrainas edhe pse kishte marrë një plumb në zemër, ai arriti të mbijetojë, transmeton Gazeta Metro.
Volodymyr Hordienko pas torturave të shumta dhe marrjes në pyetje nga ushtria ruse, këta të fundit e qëlluan me një plumb, i cili u ndal në zemrën e të riut ukrainas.
Ndërsa nga bombardimet ruse në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv, sot mbetën të vrarë rreth 10 persona ndërsa 35 të tjerë u plagosën rëndë.
Kurse vullnetarët në Bucha po vazhdojnë kërkimet për zhvarrosjen dhe identifikimin e trupave të vrarë nga forcat ruse.
Rreth 350 viktima janë evidentuar deri më tani në Bucha, ndërsa rreth 900 të tjerë janë identifikuar vetëm në zonën e Kievit./gazetametro.net