Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbysjeve në Greqi kanë humbur jetën dhjetëra persona, kanë njoftuar autoritetet e këtij vendi.
Rrugët e qyteteve Nea Peramos dhe Mandra janë bërë të pakalueshme, dhe përngjajnë më shumë me plazhe ku veturat “lundrojnë”, transmeton Telegrafi.
“Kjo është katastrofa biblike. Gjithçka është zhdukur”, ka deklaruar kryetarja e Mandras, Yiana Kriouki për televizionin shtetëror ERT.
“Pothuajse qdo pjesë e qytetit Nea Peramos është përmbysur”, ka deklaruar edhe kryetari i qytetit Grigoris Stamoulis për televizionin Antenna.