1 Janar 2019 / 16:01
Një natë pas festimeve për pritjen e vitit të ri qyteti i Shkupit ishte pothuajse i boshatisur. Në sheshin ku mbrëmë u festua sot kishte punëtorë të cilët po pastronin terrenin pas argëtimit të qytetarëve deri në orët e mëngjesit. Nëpër rrugë mungonte rrëmuja e përditshme e qytetarëve, ndërsa vërejtëm më shumë turistë nga Kosova, Bullgaria, Serbia e Kroacia, të cilët ndërrimin e moteve e kishin pritur në Maqedoni.
Ishim këtu në një hotel, ishim me shoqëri në një restorant, pastaj në ora 12 erdhëm këtu në qendër dhe ishte super.
Ishte shumë bukur mbrëmë ishim në një restorant të bukur po ashtu dhe atmosfera ishte mirë.”
Shumë mirë më pëlqeu shumë mbrëmë. Kishte muzikë, kërcyem dhe ishte këndshëm.”
Shkëlqyeshme jemi nga Budva dhe na pëlqeu shumë Shkupi. Kemi ndjekur program të televizionit serb dhe ishte argëtuese.”
Mirë ishte ishim në shtëpi me nipa dhe mbesa, kaluam bukur.”
Mirë në shtëpi përpara televizorit. Gëzuar vitin e ri të gjithëve.”
Në shtëpi në gjirin familjar dhe ishte shkëlqyeshëm.”
Përveç turistëve në sheshin e kryeqytetit sot ishin mbledhur edhe një grup motoristësh. Të cilët e kishin zgjedhur ditën e sotme për të hapur sezonin e motoçiklizmit.
Kjo është diçka që është shndërruar në traditë dhe zgjatë rreth 15 vite, kur para 15 viteve një grup i vogël i motoristëve u mblodhën këtu për 1 janar si hapje e sezonit të motoristëve. Ju e dini se vendi jonë ka mot të mirë dhe dolëm pak t’i paraprijmë kohës të themi se e fillojmë vitin e ri me pasionin tonë për motor- Lenin Jovanovski, anëtar i Klubit të motociklistëve.
1 Janari punëtorët e ndërmarrjes “Higjiena Komunale” i gjeti në punë. Ata që në orët e hershme të mëngjesit dolën për të pastruar sheshin e festimeve të një nate më parë. U mblodhën dhe transportuan gati 40 metra kub të mbeturinave të ndryshme.
Valmira Zendeli


