Kjo është rruga “Boris Sarafov” e cila gjendet në komunën e Gjorçe Petrovit.
Banorët e kësaj zone thonë se fëmijët e shkollës fillore “Mirçe Acev” çdo ditë kur kalojnë rrugën janë në rrezik.
Nxënësit lozin vetëm pak metra larg rrugës, në të cilën sipas banorëve është shndërruar sikur në një pistë ku bëjnë gara makinat.
Banorët thonë se persona të pa përgjegjshëm ngasin makinat me 200km/h.
Ata kërkojnë që urgjentisht të vendoset sinjalizim.
“Kjo është shumë e rrezikshme, këtu çdo sekondë kalon ndonjë veturë, ka prej atyre që vozisin me 140-200 km/h, këtu urgjent duhet semaforë të vendosen”, tha Petre Petreski, banor.
“Po duhet të jetë ndonjëri këtu dhe ti dënoj shoferët, tjetër qare nuk ka.
Tek ajo shtëpia një veturë bëri ndeshje, 140 km/h vozisin”, tha një banor.
Edhe pse tek rruga ka shumë sinjalizime që tregojnë se në vendkalimin ndodhet shkolla fillore, por kjo nuk po mjafton për vetëdijesimin e ngasësve. Drejtori i shkollës thotë se disa herë ka kërkuar nga komuna e Gjorçe Petrovit që të ndërmerren masa dhe mos tu rrezikohet jeta fëmijëve.
“Unë si drejtor dhe si këshill i prindërve disa herë kemi pasur nisma që të ndërmerren masa për sigurinë e fëmijëve. Bëhet fjalë për rrugën “Boris Sarafov” ku kemi kërkuar nga komuna e Gjorçe Petrovit dhe Qyteti i Shkupit që në atë rrugë të vendosen sinjalizim që të mund të ndalojnë veturat shpejtësinë”, tha Goce Bocevski, drejtor i shkollës fillore Mirçe Acev.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për zgjedhjen e problemit, por sipas tij është një person në ministri që nuk po i pranon kërkesat për tu rregulluar sinjalizimi në atë rrugë.
“Qyteti i Shkupit që në shkurt, deri tek ministria e punëve të brendshme ka dërguar kërkesë për rregullim të komunikacionit, për fat të keq gjatë muajit të kaluar kemi marrë përgjigje negative për atë kërkesë nga ana e ministrisë për punë të brendshme. Kërkesën tonë ne do ta përsërisim me qëllim që lëvizja e fëmijëve në atë rrugë të jetë sa më e sigurt, shpresoj se referenti përgjegjës në ministrinë e punëve të brendshme do të ketë sens për jetën reale pasi që ai është një person i cili bllokon zgjidhje të shumta të komunikacionit në Shkup”, tha kryetari i qytetetit të Shkupit, Petre Shilegov.