Në kuadër të emisionit të sontëm “Rruga drejt…’, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski flet për flet për marrëveshjen me Greqinë. Ai mohon pazaret me LSDM-në për amnistinë eventuale të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Gjatë intervistës Mickoski shprehet se nuk do të ndikoj në vendimin e simpatizantëve dhe anëtarësisë së partisë së tij rreth referendumit për emrin. Sipas tij është e drejtë e gjithsecilit, e drejtë e garantuar me Kushtetutë që të votoj ashtu siç mendon se është më mirë. Ndërkohë që distancohet nga protestat, kundër Marrëveshjes për emrin. Për të gjitha këto, më gjerësisht në ora 20:40 minuta.