24 May
Maqedonia ka probleme serioze në funksionimin e shtetit juridik. Ajo përballet me sistem të drejtësisë i cili është i partizuar, nepotist dhe mbi të gjitha nuk është në funksion të së drejtës, ligjit dhe qytetarëve. Kë mbrojnë gjykatat? A është e drejtë që të dënohen me kusht sulmuesit e deputetëve? Çfarë është misioni i gjykatave, të dënojnë veprat penale apo të amnistojnë ata që bëjnë vepra të dënueshme sipas Kodit Penal. Dora e politikës gjithmonë ka qenë e pranishme në gjykata, aq e gjatë sa që të suspendojë ligjin dhe legalitetin në vend, si kusht për funksionimin e sistemit demokratik. Jemi larg drejtësisë, larg demokracisë, ndërsa funksionimi i shtetit të së drejtës do të jetë sfidë edhe për qeverinë e re.
Mbi sistemin e drejtësisë në studion e Rruga drejt të ftuar kemi: Ixhet Mehmetin, Avokat i Popullit; Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të të Përndjekurve Shqiptarë dhe kolegun- gazetar Sashe Dimovski, i cili drejton median onlajn Svedok. Emisioni do të transmetohet sonte me fillim në ora 22.30.

